Qeveria negocion kushtet e PSD-së për buxhetin

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës po shqyrton kërkesat e opozitës të parashtruara si kusht për votimin e Projektligjit për Buxhetin e vitit 2019.

Më 21 dhjetor të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës kishte votuar në parim Projektligjin për Buxhetin.

Ndonëse koalicioni qeverisës nuk mori mbështetjen e dy partive me të mëdha opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, një mbështetje të kushtëzuar mori nga subjekti i tretë opozitar, Partia Socialdemokrate, çka ishte e mjaftueshme që të miratohej në leximin e parë.

Kjo e fundit ka paraqitur pesë kërkesa në mënyrë që deputetët e saj të votojnë edhe në lexim të dytë këtë projektligj.

Zyrtarë të Qeverisë, thonë se nga mesi i këtij muaji pritet që Projektligji për Buxhetin të prezantohet për lexim të dytë në Kuvend dhe miratim final.

Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se shpreson që projektligji do t’i marrë votat e mjaftueshme, pasi sipas tij, janë në përfundim të shqyrtimit të kërkesave të Partisë Socialdemokrate të Kosovës. Ai tha se disa nga kërkesat e PSD-së, mund të plotësohen deri në leximin e dytë në Kuvend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme