Qeveria nis mbledhjen me dedikim për fotoreporterin Alban Bujari

Prishtinë | 12 Mar 2025 | 10:31 | Nga Hasan Hoti

Mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës të mërkurën ka nisur me dedikim për fotoreporterin Alban Bujari, i cili vdiq më 28 shkurt, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti e kujtoi Bujarin me fjalë prekëse, duke theksuar kontributin dhe trashëgiminë e tij në historinë e Kosovës.

“Në mbledhjen e rregullt para kësaj ai ishte këtu, në mesin tuaj, prapa kamerave. Në ditë si këto, e vërejmë dhe e ndjejmë mungesën e Albanit. Trashëgimia e tij, kontributi i tij do ta mbajë gjallë gjithmonë. Ngushëllime familjarëve e miqve të tij. Pushoftë në paqe”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme