Qeveria e Kosovës ka votuar vendimin për themelimin e Grupit të Ekspertë për draftimin e skenarëve dhe elementet e reformës së Vetingut në sistemin e Drejtësisë, raporton Ekonomia Online.
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se ky Grup do të jetë i pavarur dhe nuk do të ndikohet nga askush.
“Të përcaktojë elementet e reformës së vetingut në drejtësi dhe të identifikojë rreziqet e secilit skenar të përcaktuar. Të identifikojë raste të suksesshme dhe të pasqyrojë elemente në reformën e vetingut. Grupi Ekspertëve nuk përbën trup qeveritar dhe do të jetë i pavarur dhe nuk do të ndikohet nga askush”, tha ajo.
Kryesues i Grupit Qerim Qerimi, Avni Puka, Visar Morina, Arbresha Loxha, Ehat Miftaraj, Arian Qosa Mustafa, Arton Demhasaj,Kreshnik Gashi, Kujtim Kërbeshi.
Zëvendës Kryeministri Avdullah Hoti tha se marrëveshja e Vetingut duhet të zgjerohet përtej Ministrisë së Drejtësisë
“Mendoj që është një fillim i mbarë që të fillojmë procesin e Vetingut por marrëveshja jonë është që procesi të zgjerohet përtej Ministrisë së Drejtësisë edhe në ATK. Unë propozoj që sot të shkojmë pata me këtë vendim por në mbledhjen e ardhshme ministrat e tjerë të sjellin emrat të ekspertëve”, tha ai.
Kurti tha se sot është ditë e shënuar sepse po fillon reforma e drejtësisë dhe shteti i së drejtës të jetë karakteristikë normale e vendit tonë.