Qeveria nuk ka mbërritur të heqë dyshimet se ka falsifikuar një vendim të saj në fund të prillit, kur, për llogari të mbështetjes së një programi të bursave, ka bërë rialokim mjetesh nga gjashtë ministri.
Pasojat e vendimit pritet të korrektohen pjesërisht të enjten, kur buxheti i rishikuar do të votohet në Kuvend.
Vendimi i Qeverisë që mban datën 29 prill, mbështet me 300 mijë euro programin Fullbright. Për qëllim të kësaj mbështetjeje, sipas vendimit, në procesin e rishikimit të buxhetit do t’i merren 50 mijë euro Ministrisë së Integrimit Evropian. Dhe, këto mjete nuk figuronin në buxhetin e përgatitur nga Ministria e Financave, e që ka kaluar në Qeveri./KD/