“Qeveria për Komunat”, Kurti shkruan për rrugën e Kumanovës

Prishtinë | 02 Kor 2023 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për rrugën Gjilan – Kumanovë, e njohur ndryshe si “Rruga e Kumanovës”.

“Rruga e Kumanovës është rrugë me gjatës 5 kilometra e 245 metra. Ajo fillon në pjesën nga varrezat e Qytetit të Gjilanit deri në daljen e rrugës ekzistuese që shkon në kufirin me Maqedoninë e Veriut. Rruga ka gjerësinë prej 7 metrave dhe 2 metra trotuare në dy anët e rrugës, në pjesën e banuar të qytetit të Gjilanit. Përveç rrugës, aty do të ketë edhe Ndriçim publik me gjatësi prej 690 metra, kanalizim fekal prej 544 metrave e kanalizim atmosferik prej 1773 metrave”, thotë Kurti.

Kryeministri thekson se vlera e kontratës së rrugës kryesore me krahët e rrugëve lidhëse ka vlerën e mbi 2 milionë eurove.

“Qeveria për Komunat”, përfundon Kurti.

Të ngjashme