Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka propozuar para kabinetit qeveritar shqyrtimin e Nismës për lidhjen e “Marrëveshjes në fushën e Arsimit për Njohjen Reciproke të Kualifikimeve: Doktor i Mjekësisë, Dentist, Arkitekt dhe Inxhinier i Ndërtimtarisë”.
Sipas Bytyqit, kjo marrëveshje do të nënshkruhet me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, raporton Ekonomia Online.
Ky propozim është përkrahur nga i gjithë kabineti qeveritar.