Qeveria pezullon vendimin për rritje pagash, s’ka rritje as për prokurorët e gjykatësit

Prishtinë | 01 Shk 2018 | 12:42 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka marrë vendim që të pezulloj përkohësisht vendimin për rritje ta pagave, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se ky vendim do të pezullohet derisa Gjykata Kushtetues të dalë me qëndrim rreth kërkesë së 30 deputetë të Kuvendit.

Haradinaj tha se me këtë vendim nuk do të ketë rritje të pagave as për prokurorët e gjykatësit.

“Në këtë mbledhja propozoj pezullimin e përkohshëm të qeverisë për rritjen e pagave deri në marrjen e vendimit nga gjykata kushtetuese e Kosovës. Me këtë pezullim pos atyre që janë këtë tavolinë preket shumë sistemi i drejtësisë, gjyqësori dhe prokuroria”.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka nxjerrë konstatimin sipas të cilit vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave është konflikt interesi, që do të duhej trajtuar sipas ligjit në fuqi.

Haradinaj, me anë të një vendimi të datës 21 dhjetor 2017, ia ka rritur  pagën vetes, anëtarëve të kabinetit qeveritar, këshilltarëve dhe disa zyrtarëve të stafit të zyrës së kryeministrit.

Nga 1 mijë e 443 euro sa e kishte, paga mujore e kryeministrit është vendosur të jetë 2 mijë e 950 euro. Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritje të pagave edhe të zëvendëskryeministrave dhe ministrave. Rroga për një ministër ka arritur në 2 mijë euro nga 1 mijë e 270 sa ishte më parë.

Me hyrjen në fuqi të vendimit për ngritje të pagave për zyrtarët qeveritar, me automatizëm, në bazë të Ligjit për Gjykata dhe Ligjit për Prokurorinë e Shtetit, do të rriten edhe pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në të gjitha nivelet.

 

Të ngjashme