Në shenjë solidarizimi me televizionin “Klan Kosova”, gazetarët kanë bojkotuar sot konferencën për medie të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Meqenëse gazetarët lëshuan konferencën ku po fliste Hajdari, Qeveria Kurti ka vendosur vetë që ta publikojë të plotë fjalimin e ministres së MINT-it.
Me fillimin e fjalimit të ministres Hajdari, gazetarët kanë filluar të largojnë mikrofonat e mediumeve në vend nga foltorja.
Ministrja Rozeta Hajdari më pas ka vazhduar të mbajë konferencën, pavarësisht që mediat nuk e ndiqen të njëjtën.
Më poshtë gjeni videon e publikuar në Facebook nga Qeveria e Kosovës: