Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka shqyrtuar dhe miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e autostradës Kijevë-Zahaq.
Marrëveshja për kredi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim siguron kredinë që do të përdoret për ndërtimin e autostradës 30 kilometërshe nga Kijeva deri në Zahaq, afër Pejës.