Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit e pezulluar për rritje pagash, raporton Ekonomia Online.
Me këtë vendim të gjithë qeveritarët do të kenë pagën më të madhe, vetëm kryeministri Ramush Haradinaj tani do të ketë pagë 2950 euro në muaj.
Kryeministri Haradinaj, tha se me aktgjykimin e Gjykatës kushtetuese shfuqizohet vendimi i qeverisë për pezullimin e vendimit të Qeverisë.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se ky vendim duhet të harmonizohet me Ligjin për pagat si dhe tha se beson që kjo çështje është analizuar mirë nga Zyra Ligjore e kryeministrisë.
“Është konsensus i përgjithshme që kjo çështje të rregullohet me ligj besoj që në këtë drejtim jemi duke ecur. Ky vendim të harmonizohet në Ligjin për pagat”.
“Duke pas për bazë që kemi një situatë të re besoj kërkoj që zyra ligjore e kryeministrisë e ka shikuar. Fokusi jem është që zyra ligjore i ka shikuar komplet edhe vendimin e gjykatës edhe opinionin së AKK-së”.
1 milion e 57 mijë e 362, është shuma që në muajin e ardhshëm zyrtarët qeveritarë do të kompensohen nga buxheti i shtetit.
Vendimi i Haradinajt hynte në fuqi prej datës 1 dhjetor 2017. Pagat me rritje ishin planifikuar të merreshin që nga 1 janari i këtij viti.
Për gjithë muajt që Haradinaj dhe zyrtarët tjerë qeveritarë nuk i kanë marrë pagat me rritje u janë grumbulluar dhe do t’i marrin të gjitha përnjëherë.
21 ministra si kompensim për këtë gjashtë mujorë, do marrin 87 600 euro. Për gjashtë muaj të gjithë 200 këshilltarët do kompensohen në shumë prej 54 mijë euro.