Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së hënës, ka miratuar shpronësimin e disa pronave publike për ndërtimin e rrugës Osojan-Rakosh te Komunes se Istogut.
Muharrem Nitaj, zëvendësministër në ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, tha se me shpronësimin e këtyre pronave janë hequr pengesat për ndërtimin e kësaj rruge.
“Ne mbledhjen e sotme te Qeverise është miratuar vendimi përfundimtar për shpronësimin e pronave te paluajtshme për interes publik, me çka janë hequr edhe formalisht pengesat për ndërtimin e Rrugës Osojan-Rakosh te Komunës se Istogut”, ka thënë Nitaj.