Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me kryetaren e Kryqit të Kuq në Kosovë, Feride Hyseni.
Ai ka thënë se Qeveria do të qëndrojë afër njerëzve dhe organizatave humanitare.
“Nga Feride Hyseni, kryetare e Kryqit të Kuq të Kosovës, u njoftova me aktivitetet që i zhvillon kjo organizatë humanitare në tërë vendin dhe shqyrtuam mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Qeveria e vendit do t’u qëndrojë afër njerëzve dhe organizatave të vullnetit të mirë në çdo kohë, duke i dhënë mbështetje veprimtarisë humanitare në rrafshin vendor dhe ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.