Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen të mjeteve për disa ndërmarrje publike, për shkak të vështirësive që kanë pasur që muaji mars, shkaku i pandemisë, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, tha se kriteret për ndërmarrjet publike janë përcaktuar dhe bazuar në programin e qeverisë 2021-2023.
Ai më tej ka shtuar se ndërmarrja Trepça është ndihmuar me 100 mijë euro, KRU Mitrovica me 200 mijë euro, KRU Hidromorava 300 mijë euro dhe KRM Çabrati 300 mijë euro.
Sipas tij, këto mjete janë ndarë bazuar në programimin për rimëkëmbjen ekonomike.
në këtë mbledhje gjithashtu është miratuar koncept dokumentit për ndryshimet klimatike
Kuçi tha se ky draft koncept dokumenti ka për qëllim zvogëlimin e emetimit të gazrave dhe ndryshimet klimatike.