Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për faljen e borxheve publike, me anë të cilit zgjatet afati për faljen e borxheve edhe për gjashtë muaj, deri më 15 prill 2017.
Në këtë mbledhje u miratua kërkesa për faljen e borxheve e cila ditë më parë u kërkua nga komuniteti i biznesit.