Qeveritë të cilat deri më tash udhëhoqën me Kosovën, nuk kanë qenë të interesuara që ta implementojnë ligjin për sigurimet shëndetësore në Kosovë.
Kështu ka deklaruar Blerim Syla, kryetar i Federatës të Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, i cili po ashtu ka deklaruar se buxheti që ndanë qeveria për shëndetësinë është i vogël.
“Kemi pasur dëshirë të madhe që të futet sigurimi shëndetësor në Kosovë, që do t’iu shërbente qytetarëve. Mirëpo gjatë viteve të kaluara, asnjëra prej qeverisjeve nuk është interesuar për shëndetësinë”.
Ai po ashtu ka deklaruar se për implementimin e ligjit për sigurimet shëndetësore, qeveria nuk po konsultohet me ekspertë të fushës.
“Nuk kemi ekspertë për të implementuar edhe ligjin për sigurimet shëndetësore. Ne sindikatat duhet të punojmë me këta njerëz”.
Ndër të tjerash, ai ka thënë se sektori i shëndetësisë në Kosovë, ka nevojë edhe për më shumë staf.