Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që të kenë qasje më serioze ndaj Luginës së Preshevës.
Kamberi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se këto dy qeveri nuk kanë platformë dhe program shtetëror dhe nuk ndajnë buxhet të rregullt.
Kamberi tha se Qeveria e Republikës së Serbisë për Kosovën ka platformë dhe program shtetëror.
Postimi i plotë i Kamberit:
“Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë duhet t’i qasen më seriozisht Luginës së Preshevës
Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë për Luginën e Preshevës:
– Nuk kanë platformë dhe program shtetëror
– Nuk ndajnë buxhet të rregullt
– Nuk kanë mekanizëm të veçantë qeveritar
Qeveria e Republikës së Serbisë për Kosovën :
– Ka platformë dhe program shtetëror
– Ndanë buxhet të rregullt (çdo vjet me qindra milliona euro)
– Ka mekanizëm të veçantë qeveritar (herë si ministri, herë si zyre të veçantë).
Qeveria e Republikës së Serbisë për Luginën e Preshevës :
– Ka platformë dhe program shtetëror, sado që letër e vdekur.
– Ndanë buxhet të rregullt, sado që pamjaftueshëm.
– Ka mekanizëm të veçantë qeveritar (Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), sado që jofunksional dhe joefikas”, ka shkruar Kamberi.