Sulmuesi i Milan, Zlatan Ibrahimovic ka folur për herë të parë pasi u ftua nga kombëtarja e Suedisë.
Ai u shpreh se këtë ftesë e ka merituar për shkak të asaj që ka bërë në muajt e fundit.
“Unë jam kthyer sepse e meritoj atë, për atë që kam bërë muajt e fundit, jo sepse emri im është Zlatan dhe se unë jam Ibrahimovic , por për atë që kam bërë në fushë. Unë mund ta ndihmoj ekipin në mënyra të ndryshme”, tha Ibra.