Qindra persona bllokohen në “City Park”

Tiranë | 30 Nën 2017 | 22:12 | Nga

Qindra persona raportohet të jenë bllokuar në qendrën tregtare “CityPark”, përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.

Dhjetra persona të stafit të qendrës tregtare si dhe shumë klientë janë izoluar për shkak të përmbytjeve dhe nivelit të lartë të ujit.

Mësohet se në qendrën tregtare ka edhe fëmijë.

Një mjet i ushtrisë është nisur drejt qendrës tregtare për evakuimin e qytetarëve që ndodhen të bllokuar aty.

Kjo zonë është goditur nga përmbytjet edhe një vit më parë.

Të ngjashme