Kosova do ta nisë kampanjën e Ligës së Kombeve më 2 qershor, kur do ta vizitojë Qipron.
“Dardanët” janë duke u bërë gati për katër sfidat e muajit që po vjen, ndërsa në të parën do të sfidohen nga qipriotët në shtëpinë e tyre.
Por, cila Kombëtare është favorite në këtë ndeshje, shkruan “Gazeta Express”.
Të paktën në bazë të kuotave të vendosura nga kompanitë e huaja të basteve, ekipi i Alain Giresse ka më shumë mundësi për të triumfuar në duelin e së enjtes.
Fitorja eventuale e Kosovës kuotohet me 2.05.
Ndërkohë, fitorja e Qipros e ka kuotën 3.6 e barazimi 3.4.
Kosova më pas do të luajë më 5 qershor me Greqinë e më 9 kundër Irlandës së Veriut, në të dyja rastet në shtëpi.
Kurse, maratonën e muajit qershor do ta mbyllë me duelin ndaj Greqisë, më saktësisht më datën 12 në udhëtim, shkruan “Gazeta Express” .
“Dardanët” do të mundohen të grumbullojnë sa më shumë pikë në këto katër sfida.
Ata e kanë zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në Prishtinë, ndërsa nesër paradite do ta marrin rrugën drejt Qipros.