Qiramarrësit dhe punëtorët e lokaleve të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), kanë mbajtur një takim me nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj, rreth shtrenjtimit të qirave nga NPB-ja, raporton Ekonomia Online.
Genc Durmishi, pronar i një lokali të zejtarisë, shpreson që Komuna e Prishtinës t’i marrë parasysh kërkesat e tyre. Në të kundërtën, Durmishi tha se do t’i vazhdojnë protestat.
“Ne ankesën e kemi dorëzuar dhe po presim nga Bordi i Ndërmarrjes dhe aksionarët (të ndryshojnë vendimin). Nuk morëm përgjigje 100 për qind por na tha se do të mundohemi që të bëjmë siç është më e mira. Normalisht nëse nuk merret parasysh do të vazhdojmë me protesta”, tha Durmishi.