Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, kanë furnizuar me barna QKMF-në në Han të Elezit, pas dyshimeve se disa qytetarë janë helmuar nga uji i pijes.
Në QKMF-në e Kaçanikut janë dërguar barna dhe produkte medicinale nga Spitali i Ferizajt, derisa në atë të Hanit të Elezit janë dërguar nga QKUK-ja.
Nga SP Ferizaj për QKMF Kaçanik (Furnizimi me datën 08.07.2022)
Nga QKUK për QKMF Hani i Elezit (Furnizimi me datën 12.07.2022)
Ministria e Shëndetësisë thotë se të gjitha komunat për rreth Hanit të Elezit si Vitia, Ferizaj dhe të tjera janë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar këtë komunë për tejkalimin e kësaj situate, ku dyshohet se disa qytetarë janë helmuar më ujë të pijes.
“Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet relevante janë duke e përcjellë gjendjen në komunën e Hanit të Elezit dhe në atë të Kaçanikut, në mënyrë që t’ju ofrojmë shërbime sa më të duhura qytetarëve të këtyre vendeve, por edhe më gjerë”, thuhet në njoftim.