QKMF-ja në Mitrovicë furnizohet me vaksina kundër gripit sezonal

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ”Dr. Nexhat Çuni” është furnizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, me një kontingjent të vaksinave kundër gripit sezonal në sasi prej 4 mijë dozave.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Mitrovicë, Erseka Hasanaj-Barani, bënë të ditur se këto vaksina janë pa pagesë dhe do të vaksinohen të gjithë personat e moshuar dhe ata që kanë probleme shëndetësore.

”Vaksinat janë katërshtamshe që do të thotë se mund të mbron katër lloje të virusit të gripit A, dhe vaksinat do të jepen në hapësirat e QKMF-së, por një sasi e tyre do të shpërndahet edhe në QMF-të në mënyrë që vaksinimi të kryhet edhe më afër qytetarëve”, tha ndër të tjerash drejtoresha Hasanaj-Barani.

Të ngjashme