Arma kryesore e grupeve ekstremiste janë platformat online, pasi përmes tyre këto grupe po arrijnë të rekrutojnë individët qw tu bashkohen luftërave në Sirir dhe Irak, raporton Ekonomia Online.
Kështu u tha sot në prezantimin e raportit të Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), “Aktiviteti i Grupeve Ekstremiste në Rrjetet Sociale në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni” në kuadër të projektit për implementimin e Strategjisë Nacionale si dhe Planit të Veprimit në Parandalim të Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpije në Terrorizëm 2015-2020.
Vesë Kelmendi, hulumtuese në QKRSS, bëri të ditur që për të realizuar këtë raport kanë analizuar rreth 150 profile individuale të personave që kanë bërë propagandë për zonat e konfliktit.
Ajo gjithashtu tha se përveç personave që janë në zonat e luftës rrjetet sociale përdoren edhe nga personat të cilat nuk kanë pasur mundësi që të jenë në betejat në konfliktet në Siri dhe Irak.
Klemendi tha se ajo që është më interesante në gjetjet e këtij raporti është se përveç propagandave në forma të ndryshme për të marrë pjesë në këto luftëra, këta persona bëjnë propagandë edhe për bojkotimin e bashkësive islame në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
“Një ndër arsyet kryesore të grupeve ekstreme ndoshta që ne i kemi quajtur edhe si arma kryesore janë platformat online. Sepse për dallim nga vendet tjera si Belgjika, Franca apo Anglia në Kosovë është parë që grupet shqipfolëse të cilat ne i kemi identifikuar në raportet tona kanë dal të jenë Facebook, Youtube dhe chatet që janë në aplikacionin Telegram”.
“Ne gjatë këtij hulumtimi kemi gjetë edhe personat të cilët në pamundësi të jenë pjesë direkte e betejave të cilat ndodhin në konfliktin e Sirisë dhe Irakut ata kanë vendos nga shtëpitë e tyre të bëjnë propaganda të ndryshme”.
Qëndrueshmëria e propagandës së ISIS edhe pas humbjes së territorit edhe pas vdekjes së liderëve kryesor, sipas Shpat Balaj është shqetësuese.
“Propaganda e ISIS ka dëshmuar se vazhdon të jetë tejet e qëndrueshme sepse ajo ka vazhduar të mbijetojë edhe pas vdekjes së liderëve kryesor edhe pas humbjes së territorit edhe pas luftimeve të vazhdueshme që ndodhin në zonat e konfliktit bojkotimi i zgjedhjeve sepse me këto zgjedhje janë tu kontribuua në sistemin sekular i cili është në kundërshtim të plotë me islamin”.