Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka mbajtur një konferencë për medie, me rastin e lansimit të dy raporteve të fundit në serinë e publikimeve të dala nga anketa e kryer nga QKSS “Barometri Kosovar i Sigurisë”.
Gjetjet e këtij raporti janë se 92 për-qind e të anketuarve kosovarë e mbështesin integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, njofton Klan Kosova.
Për dallim nga Kosova, vetëm 43 për-qind e të anketuarve serbë e mbështesin integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
“Edhe pse Kosova është përkrahëse e madhe për integrim në Bashkimin Evropian, qytetarët kanë vërejtur se BE aplikon standarde të dyfishta sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave”, ka thënë Plator Avdiu nga QKSS.
“Sipas të anketuarve, prioriteti i parë për integrimin e Kosovës në BE është luftimi i korrupsionit”.