Në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës gjatë vitit 2019 janë ofruar më shumë se 204 mijë e 896 shërbime për pacientët, të cilët kishin nevojë për intervenime rreth problemeve të ndryshme stomatologjike.
Sipas raportit të punës, në periudhën 1 vjeçare të aktiviteteve shëndetësore, në QKSUK janë regjistruar 57 mijë e 209 vizita kontrolluese dhe 6 mijë e 652 sosh për herë të parë.
Në të dhënat zyrtare, për 12 mujorin e vitit të shkuar, jashtë Prishtinës, figurojnë rreth 97 mijë e 530 aktivitete, duke përfshirë këtu shërbime stomatologjike dhe vizita nga pacientët.
Në klinikat e QKSUK-së, të cilat kanë performuar me kapacitet të plotë, gjatë kësaj kohe, janë ofruar mbi 14 mijë e 40 shërbime.