QKUK ia lë fajin Ministrisë dhe Qendrës Operative pse kufoma qëndroi disa orë me pacientë

Prishtinë | 13 Sht 2020 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Një qytetar ka shpërndarë një fotografi përmes së cilës thotë se një person i vdekur është lënë në një dhomë me pacientë të tjerë për pesë orë

Drejtoresha e Pulmologjisë, Rukije Mehmeti, ka thënë për Express se Qendra operative dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të merren me këtë rast.

“E kemi lajmëruar qendrën operative. Ajo duhet të merret me këtë çështje dhe Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Mehmeti.

Qytetari pretendon se një kufomë qëndroi 5 orë në dhomë me pacientë, QKUK s’ka dhënë përgjigje.

Nesim Maxhuni ka shkruar se askush nuk po merret me këtë rast.

“Kosova jone e kalbun miq! Qe 5 ore kufoma n’dhome me plote paciente te tjere aty, kerkush nuk meret me kete pune! Mos lypni viza miq, po kapni koferat lshojeni kete ven sa ma shpejte qe keni mundesi!”, ka shkruar Maxhuni.


Të ngjashme