Eksperti i Ekonomisë, Adem Qorrolli ka reaguar për takimin e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve, pas situatës së krijuar për mosekzekutim të pagave, raporton Ekonomia Online.
Përmes një postimi në Facebook, Qorrolli ka thënë se ka mbetur vetëm edhe të përsëritet greva e urisë të minatorëve të Marsit 1989, duke shtuar se minatorët duan pagën e punës.
“Ka mbetur pa u përsërit vetëm greva e urisë së minatorëve të Marsit 1989, minatorët duan pagën e punës .Një punëtor nënë tokë hapë 3 vende pune mbi tokë thënie të mençura të A.Kurtit”, ka thënë Qorrolli.
Minatorët janë në grevë tash e disa ditë për shkak se nuk i kanë marrë pagat e qershorit.