Analisti politik, Vigan Qorrolli ka thënë se vetëm deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti mund të bëhet gardian i moslejimit të shkuarjes në zgjedhje.
Qorrolli përmes një statusi në Facebook ka thënë se të gjithë deputetët e tjerë të opozitës që mund të marrin pjesë në kuorumin presidencial sonte, pritet të përjashtohen nga partitë e tyre.
Sipas tij, vetëm Xhavit Halitit nuk guxon askush t’i bëjë zë se pse po vepron ashtu.
“Te gjithë deputetët e tjerë të opozitës, që mund të marrin pjesë në kuorumin presidencial sonte, pritet të përjashtohen nga partitë e tyre. Përveç njërit. Xhavit Halitit, si themelues i PDK’së, nuk guxon askush t’ia bëj me nishan se pse po vepron ashtu. Brenda partisë së tij, u mor vesh. Do të vazhdonte të rrinte si opozitar (PDK) në Kuvend, pa ju trembur syri. Mund të dalë si më i guximshmi; gardiani i moslejimit të shkuarjes në zgjedhje. Do ta mbronte edhe Kuvendin, edhe Republikën”, ka shkruar Qorrolli.