Qendra Tregtare QTX në Xerxë të Rahovecit vazhdon traditën e ofrimit të shërbimeve cilësore.
Kjo qendër që zanafillën e saj e ka në vitet e 90-ta, kur pat filluar punën në një dyqan të vogël me vetëm 4 punëtorë, ka arritur të zhvillohet dhe forcohet vazhdimisht.
Falë punës dhe angazhimit të madh të stafit menaxhues, kjo qendër sot ka arritur të ketë mbi 100 punëtorë.
Ndërsa një mundësi punësimi më i madh i është dhënë gjinisë femërore që janë 50% e stafit të kësaj qendre tregtare.
Ndërmarrja tregtare QTX nëpër vite u rrit falë besimit të klienteles, duke i’u ofruar shërbime jashtëzakonisht të mira dhe duke iu qëndruar sa më afër konsumatoreve të anës së Dukagjinit.
QTX i është përshtatur në mënyrë të vazhdueshme kërkesave të konsumatoreve për krijimin e një asortimani më të gjerë të produkteve.
Stafi menaxherial është shumë i kënaqur me punën e tyre dhe duke parë tempon e rritjes së QTX-së kërkohet që të ketë një rritje të vazhdueshme të stafit.
Menaxheri gjeneral i QTX-së, Hekuran Popaj në një intervistë dhënë për Ekonomia Online ka thënë se janë duke u rritur dhe forcuar në vazhdimësi. Ai madje paralajmëroi se shumë shpejt do të hapin edhe një qendër siç është kjo në Xerxë.
“Ne si biznes po shkojmë ngadalë por me një rritje të sigurt ku synojmë që shumë shpejt të jemi edhe me një pikë tjetër të madhe siç është QTX, ku shpresojmë se konsumatorët tanë të na mbështesin me besimin e tyre”, ka thënë ai.
Menaxheri Popaj thotë se përkushtimi në punë, ofrimi i shërbimeve cilësore dhe kualiteti, kanë bërë që të jenë të pa konkurrent në rajonin e Dukagjinit.
“Konsumatoret janë ata që na kanë bërë të kuptojmë se ne jemi lider sa i përket konkurrencës, jemi më të mirët në treg në shërbimet që ofrojmë, falë besimit të klientelës tonë ne jemi këtu ku jemi sot gjigant në rrethin e Dukagjinit”, theksoi menaxheri i QTX-së, Hekuran Popaj.
Ai ka siguruar se Qendra QTX edhe në të ardhmen do të vazhdojë të jetë në shërbim të konsumatorëve duke sjell standarde të reja dhe produkte të të gjitha llojeve.
“Ne do të vazhdojmë që edhe me tutje të japim kontributin e njëjtë, të sjellim standarde të reja që qendrës tregtare në mënyrë që klientët tanë të gjejnë kënaqësi në blerje” shtoi Popaj.
Qendra ka sipërfaqe mbi 6000 m2, ofron shumë sektorë ku klientët mund të gjejnë vetën në ato që ofron hipermarketi me mbi 100.000 artikuj.
Ofron sektorin e pemëve dhe perimeve, sektorin e mishit, poashtu edhe sektorin e tekstilit me trendet me te reja të modës.
Qendra tregtare QTX gjithashtu ka edhe dy restorante, një fast-food i cili shërben gjatë gjithë ditës me meny të pasur dhe çmime te volitshme.
Restoranti është së bashku me këndin e lojërave ku klientët gjejnë hapësirë rekreative me familjet e tyre.