Kompanitë që prodhojnë procesorët telefonikë janë gjithmonë duke u përpjekur që të na japin më shumë kualitet dhe fuqi dhe për këtë, Qualcomm është një nga emrat më të mëdhenj në terren.
Ata tashmë po punojnë për krijimin e çipave me kapacitet 5G duke përdorur teknologjinë e procesimit 7nm dhe ne mund t’i shohim ato gjatë gjysmës së parë të vitit 2019.
Huawei ishte kompania e parë që njoftoi çipin 7nm me Kirin 980 dhe Qualcomm ka ndjekur hapin. Ky procesor i ri do të jetë në gjendje të punojë me modemin Snapdragon X50 5G dhe do t’i jepte pajisjes lidhje me pjesën tjetër të rrjetit.
Kjo do të thotë se telefonat do të kenë dy modema dhe do të vijnë brenda gjysmës së parë të vitit 2019, e cila do të përputhet me kohën kur lansohen shumë telefona të ri premium, duke përfshirë LG G8. Testet kanë filluar tashmë dhe sipas burimeve, rezultatet janë premtuese.