Quaresma i drejtohet gjyqtarit me thikë (Video)

Prishtinë | 07 Gus 2017 | 09:21 | Nga

Ndeshja për Superkupën e Turqisë ishte shumë e tensionuar, ku në fund triumfoi Konyaspor.

Konyaspor e ka mposhtur 2:1 Besiktasin për ta fituar Superkupën e Turqisë.

Deri në minutën e 90’ rezultati ishte 1:1 dhe dyja skuadrat duket se po bëheshin gati për vazhdime.

Por, ish mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, shkaktoi penalti pak minuta para fundit të ndeshjes, të cilën e konkretizoi në gol Nejc Skubic, për ta fituar Superkupën e Turqisë.

Ndeshja ishte e tensionuar sa që disa herë u desh ndërhyrja e policisë në tribuna për të mos lejuar trazira, derisa edhe në fushë ka ndodhur një incident i paparë deri më tani.

Tifozët kanë hedhur një thikë, të cilën e mori Quaresma dhe shikoni se si e sill atë para gjyqtarit.

https://streamable.com/khpm9

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme