Humoristi Sevdai Radogoshi i njohur si Qumili tha se bashkëpunëtori i tij, thashmë i ndjeri Rasim Thaçi-Cima ka qenë njeri me vlera të larta, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, njerëz si Cima lindin çdo 100 vjet dhe janë të rrallë, duke shtuar se vepra e tij do të jetojë gjatë.
Radogoshi pas homazheve para Teatri Kombëtar, u ka shprehu ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe gjithë popullit shqiptar, siç ka thënë ai për këtë humbje të madhe.
“Sot u nda fizikisht miku jonë, artisti i madh i skenës, artisti i popullit u nda fizikisht por do ta kujtojmë për jetë e mot. Ai nuk ka vdekur, as ai e as Leci, ata do të jetojnë në zemrat e popullit se bënë shumë për popullin në kohën më të vështirë, këtë popull të vuajtur e bënë me qeshë”.
“Këta njerëz lindin çdo 100 vjet”, u shpreh Radogoshi.