Quni: E filluam mirë dhe e dreqosem, tani të tregohemi të urtë

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 23:54 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka folur për zhvillimet e fundit mes koalicionit qeverisës, LVV-LDK.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se qeverisja ka nisur mirë por që sipas tij, ‘ u dreqos’, pasi partneriteti ka rregulla të cilat duhet ndërtuar me mirëbesim reciprok.

“Kur dy zot shtëpie lidhin miqësi, partneritet apo koalicion, e bëjnë këtë për tu siguruar se do t’ia dalin në arritje të synimit i cili kërkon bashkim për tu realizuar suksesshëm. Por, partneriteti ka rregulla, kode dhe norma të shkruara e të pashkruara mbi të cilat ndërtohet besimi reciprok. Për ta ndërtuar besimin, që të dy ata e fillojnë ditën dhe e mbarojnë së bashku. Në mjes urohen për ditë të mbarë e në mbrëmje i gëzohen suksesit”, thotë ai.

Quni thotë se, tani të treguar të urtë.

“Por, vjen një moment vendimtar, që të zotët e shtëpisë ulen dhe tregojnë urtësinë e tyre duke kujtuar se ishin betuar të respektojnë rregullat e kodet mbi të cilat kishin ngritur aleancën e tyre për të mirën e komunitetit”, deklaron Quni.

Postimi i plotë

E filluam mirë dhe e dreqosëm, tani të tregohemi të urtë!

Kur dy zot shtëpie lidhin miqësi, partneritet apo koalicion, e bëjnë këtë për tu siguruar se do t’ia dalin në arritje të synimit i cili kërkon bashkim për tu realizuar suksesshëm.

Por, partneriteti ka rregulla, kode dhe norma të shkruara e të pashkruara mbi të cilat ndërtohet besimi reciprok.

Për ta ndërtuar besimin, që të dy ata e fillojnë ditën dhe e mbarojnë së bashku. Në mjes urohen për ditë të mbarë e në mbrëmje i gëzohen suksesit.

Por, jo të gjithë i gëzohen kësaj pune. Ziliqarët, ngatërrestarët e deri tek armiqët nga frika e lakmia që ta gërryejnë miqësinë me kërcnime, lekë, grada e tituj. Disa nga mashkujt dhe bijat e të zotëve të shtëpisë frikësohen, mashtrohen dhe lakmojnë dhe bëhen argat të së keqës. Ngrehin dyshime në zotin e shtëpisë dhe në aleatin e tij. Besa fillojnë dhe i servilosen të zotit të shtepisë kinse për ta mbrojtur nga miku -“armiku” i tij.

E kush më shumë, e kush më pak e sjellin në dyshim miqësinë deri në histeri sa që më nuk dihet kush e nisi dhe pse e nisi.

Të tjerët përreth fillojnë ti ferkojnë duart, e herë i japin të drejtë njërit e herë tjetrit duke ua rrahur shpatullat.

Të zotët e shtëpisë, të shtrënguar nga sherret e anëtarëve të shtëpisë, më nuk munden me e shiku njëri – tjetrin në sy. Turpërohen ose acarohen, nguten apo hezitojnë, masin e çmasin.

Disa nga jashtë presin që aleatët t’i kryqëzojnë shpatat mes veti, e qe besa luten që të dytë të bien përdhe.

Nëse njëri del fitues, do ti ofrojnë miqësi duke e bindur se e ndihmuan ata për çka meritojnë të shperblehen.

Por, vjen një moment vendimtar, që të zotët e shtëpisë ulen dhe tregojnë urtësinë e tyre duke kujtuar se ishin betuar të respektojnë rregullat e kodet mbi të cilat kishin ngritur aleancën e tyre për të mirën e komunitetit.

Vjen koha kur ata ulin armët e fillojnë të dëgjojnë me kujdes njëri tjetrin.

Nëse jo më shumë, së paku një armëpushim përballë një rreziku më të madh i cili nuk njeh moshë, gjini, parti e fe.

Të urtit e të diturit i kërkojnë falje njëri tjetrit, besa edhe falin.

Shtrëngimi i duarve në mes tyre është shpresë për të moshuarit, të smuarit, skamnorët, të papunët dhe të rinjt.

Të tillët e kanë bekimin e Zotit kurse e keqja ju rri larg.

Ja, une fola.

Fola për ju që e donit qëndrimin tim.

Kam folur edhe me të zotin e shtëpisë dhe me të tjerët e shtëpisë time.

Ata e dinë sa mundem dhe deri ku mundem.

Unë i besoj të zotit të shtëpisë time, besoj se ai do ti jep rrugë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Por, nuk do ta rëndoj mikun më të cilin bashkëpunuam e uroj që edhe ai të ketë urtësinë sa mos t’na rëndoi askënd nga ne.

Në fund edhe po u ndam, të ndahemi si ka hije, sepse ka edhe ndarje me hije.

Nuk i dihet, ndajmë një nënqiell dhe ndoshta nesër do ti duhemi prap njëri tjetrit.

Të ngjashme