Ministri i Mbrojtjes Anton Quni i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti, që ta tërheq vendimin për shkarkimin e Agim Veliut dhe të reflektoj në lidhje me taksën. Ai ka thënë se nëse Kurti e tërheq këtë vendim, ai personalisht do t’i kërkojë kryetarit të LDK-së dhe deputetëve që ta tërheq mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, raporton Ekonomia Online.
“Pasi të merret pauza unë me urgjencë do të bisedoj me deputetë që ta tërheqim mocionin nëse ju e riktheni Agim Veliun në detyrë dhe nëse ju reflektoni në lidhje me taksën e cila është kusht nga tërë komuniteti ndërkombëtar”, tha Quni.