Quni: Komisioni për Siguri s’ka informata të sakta për operacionin në veri, Policia ishte profesionale

Prishtinë | 27 Sht 2023 | 08:29 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Reagimi i Policisë së Kosovës (PK) ndaj sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, po vlerësohet si profesional e për çdo lëvdatë nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni.

Mirëpo ai i tha Ekonomia Online se Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, pjesë e të cilit është edhe Quni ende nuk kanë informata të sakta për zhvillimin e operacionit.

Sipas tij, nga ajo që është publikuar deri më tani është parë që ai grup ka qenë i përgatitur për një qëndrueshmëri edhe për një aktivitet paramilitar, ushtarak të gjatë.

Quni shtoi se vetë fakti që një grup aq i madh dhe me një sasi dhe teknologji ushtarake të madhe, ka arritur që të neutralizohet për disa orë nga Policia e Kosovës, për këtë PK-ja meriton çdo mirënjohje dhe lëvdatë. 

“Nëse e bëjmë ndonjë vlerësim është vlerësim i cili bazohet nga informatat që i plasojnë nëpërmjet medieve. Ne si anëtar të Komisionit për mbikëqyrjen e fushës së sigurisë ende nuk i kemi informatat e sakta për zhvillimin e operacionit. Kur kemi parasysh se kanë arrit brenda manastirit që të grupohen një forcë në numër të madh me një sasi dhe teknologji ushtarake të madh dhe një grup i tillë brenda disa orëve arrihet që të neutralizohet nga forcat tona të policisë. Atëherë çdo mirënjohje dhe çdo vlerësim i lartë shkon për Policinë e Kosovës”, tha ai. 

Quni tha se nga informatat që janë publikuar deri më tani mund të konkludohet se ai grup i armatosur ka qenë të përgatitur për një qëndrueshmëri edhe për një aktivitet paramilitar, ushtarak të gjatë.

Ai theksoi se duke parë reagimin e PK-së që brenda disa orëve kanë arritur të neutralizojnë situatën, kjo tregon së janë një forcë profesionale e motivuar mirë, raporton EO. 

“Tani në bazë të këtyre informatave sipërfaqësore ne mundemi me konkluduar se ai grup ka qenë të përgatitur për një qëndrueshmëri edhe për një aktivitet paramilitar, ushtarak të gjatë. Kur kuptohet se ato brenda disa orëve des-organizohen një pjesë e tyre do të thotë asgjësohen një pjesë, plagose e arrestohen dhe të tjerët ikin nëpër male, bjeshkë kjo tregon se ata fort mirë e kanë kuptuar se kush ju qëndron përballë. Që është një forcë profesionale, e motivuar mirë edhe që nuk ja velën me u përballë me atë forcë”, tha ai. 

Të ngjashme