Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni Anton Quni, tha se Kosova nga veprimet e gabuara politike është përjashtuar nga “Defender Europe 2023”, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, mbi 1300 ushtarë nga Kosova janë përgatitur gjatë që të marrin pjesë në këtë ngjarje, por që tani pjesëmarrja e tyre është anuluar.
“Siguria e Kosovës nuk varet vetë nga madhësia e tytave të armeve tona, por edhe nga bashkëpunimi me aleatët. Siguria e Kosovës është e garantuar nga aleanca më e fuqishme që ka njohur bota. Rezultati i politikave të gabuara është rënie në gracën e Vuçiqi, nga këto politika të gabuara Kosova është përjashtuar nga ‘Defender 2023’”.
“1300 ushtarë të Kosovë janë përgatitur gjatë që të marrin pjesë në këto ushtrime, por që tani ata janë përjashtuar nga kjo. Kosova duhet të prodhoj stabilitet këtë ja kemi borxh miqve, Kosova nuk duhet të vazhdoj të jetë konsumues e miqve tanë, por duhet që të kontribuoj në ruajtjen e paqes”, tha ai.
Fjalimi i plotë:
Siguria e Kosovës nuk varet vetëm nga madhësia e tytave të armëve tona, por edhe nga fuqia e lidhjeve me Ëashingtonin, Londrën, Berlinin, Parisin e Romën. Siguria e Kosovës është e garantuar nga aleanca më e fuqishme që ka njohur historia e njerëzimit nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në anën tjetër, përpjekjet destabilizuese të Serbisë nuk janë asgjë e re për ne. Sulmet e bandave kriminale të drejtuara ndaj Policisë së Kosovës, gazetarëve, ushtarëve të KFOR-it tregojnë qartazi tendencat destabilizuese të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, institucioneve tona e vet trupave të NATO-s me mision në Kosovë. Përballë Serbisë nuk bëjmë politika ditore dhe gjithmonë do mbështesim veprimet e drejta të çdo qeverie.
Rezultati i politikave të gabuara është rënie në grackën e Vuciqit. Veprimet e pamatura të Qeverisë kanë sjellë përjashtimin e Kosovës nga ushtrimi ushtarak “Defender Europe 2023”.
Ju kujtojmë që Defender Europe 2023, është një ushtrim i përbashkët që udhëhiqet nga Komanda Evropiane e SHBA-ve. Sjell së bashku 20 ushtri të kombeve të ndryshme. 1300 ushtarë të Kosovës janë përgatitur shumë gjatë që të marrin pjesë në këtë ushtrim, por atyre ju është larguar kjo mundësi. Synimi i këtij ushtrimi është që të fuqizohet gatishmëria dhe ineroperabilitieti mes Shteteve të Bashkuara, aleatëve të NATO-s dhe partnerëve.
Ju kujtoj që NATO do të dërgojë 700 trupa shtesë në Kosovë. Kosova duhet të prodhojë stabilitet, këtë ja kemi borxh miqve që na kanë ndihmuar në rrugëtimin shtetformues. Kosova nuk duhet të bëhet konsumuese e resurseve të aleatëve, duhet të ndihmojë në stabilitet.
LEXONI EDHE: