Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Anton Quni, njërherit edhe njëri nga protagonistët e Betejës së Koshares, tha se ende për të janë të freskëta momentet dhe humbjet e shokëve në betejë.
Në 22-vjetorin e kësaj masakre, pas homazhe që bëri në Kompleksin Memorial, në një intervistë për Ekonomia Online, shtoi se duhet që të punohet në mënyrë që të shtyhen përpara shumë proces të rëndësishme që e presin vendin.
Sipas tij, shumë procese duhet shtyrë përpara në mënyrë që ta bindim botën që të gjitha padrejtësi që na janë bërë të dënohen, raporton EO.
“Përkundër asaj që kanë kaluar 22 vite, sidomos për neve protagonistët e asaj beteje për të gjithë neve kujtesa janë të freskëta, kujtojmë çdo moment dhe vështirësi edhe momentet kur i humbëm shokët tanë”.
“Por përkundër saj ne gjetëm forcën dhe vullnetin për misionin që të vazhdojmë misionin qe ja kishim parashtruar vetes. Sot i gëzojmë të gjitha atyre të arriturave duke filluar nga zhvillimi i vendit, pavarësia por kërkojmë akoma me shumë sepse shumë procese duhet shtyrë përpara dhe të bindim botën që të gjitha ato padrejtësi që na janë bërë të dënohen”.
“Sot me bashkë me familjarët biseduam dhe ju gëzohemi arritjeve dhe ngushëllohemi me njëri-tjetrin për humbjen që kemi pasur”,tha Quni.