Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni ka dalë kundër marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.
Ai qëndrimin e tij publik për marrëveshjen për demarkacionin e ka bërë në një deklaratë të dhënë për Gazetën Blic.
“Nuk do ta votoj Demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë ai, duke theksuar se duhet të gjendet një zgjidhje për këtë çështje.
Pos Qunit, kundër e ka paralajmëruar edhe deputeti tjetër i koalicionit Raif Qela.
Ndërkohë, më 1 shtator është caktuar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohet për demarkacionin.
Opozita ka paralajmëruar se do të pengojë në çdo formë demarkacionin me Malin e Zi, duke mos përjashtuar edhe radikalizim të situatës.
Opozita dhe ekspertët pretendojnë se Kosova nga ky proces humb hiq më pak se 8 mijë hektarë.