Është mbajtur ceremonia e diplomimit të 15 kadetëve të FSK-së, gjenerata 2020. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ministri i Mbrojtjes Anton Quni, raporton Ekonomia Online.
Quni ka thënë se oficerët e rinj do të duhet më shumë t’i krijojnë urat lidhëse të miqësisë me të gjithë partnerët strategjike.
“Jeni të vetmit prej të gjithave profesioneve që garantoni suksesin në përmbushjen e misionit. Ju nga koment do të jenë pjesë e shtabit qendrave të trajnimit dhe do të edukoni ushtarak të cilët familjet dhe ne do t’ua besojmë”.
“Ju besoj juve që do të jeni afër çdo qytetari që ka nevojë për ndihmën tuaj. Ju besoj se ju edhe më shumë do t’i bashkoni urat e miqësisë me ShBA-në, Shqipërinë dhe shumë partnerë të tjerë”.
Quni mes tjerash ka falënderuar NATO-n e cila është gjendur pranë në kohët më të vështira, raporton EO.
“Prandaj sot jeni 15 oficerë të rinj nga 1 000 që e synonin këtë ditë. Gjërat që për ju nuk kishin kuptim, sot e marrin kuptimin sepse jeni të vetmit që garantoni suksesin dhe arritjen e fitores”.
“Unë ju besoj juve që nuk do të lejoni që në asnjë vend të Kosovës të parakalojnë ushtri që pas vetes lënë shkatërrim dhe mjerim”.
“Unë besoj se ju edhe më shumë do t’i forconi urat e miqësisë me SHBA-të, Gjermaninë, Turqinë, Britaninë e Madhe dhe shumë partnerë tjerë tanë strategjikë”.
“Unë si ministër i Mbrojtjes në respektimin e Kushtetutës do t’ju qëndroj afër në ndërtimin e një ushtrie profesionale dhe operacionale”.
“Synimi ynë strategjik është anëtarësimi në NATO dhe unë jam i bindur se me djem e vajza si ju e ardhmja euroatlantike e Kosovës është e sigurt”.