Nënkryetari i parë i LDK-së, Anton Quni, nuk e ka konfirmuar kandidaturën për kryetar komunës së Prizrenit, ani pse autori i “Blic Interview”, Astrit Gashi, duke u thirrur në burime të veta, tha se Quni do të jetë kandidat për kryeqytetin historik nga radhët e Lidhjes Demokratike.
Quni, tutje shtoi deri në fund të Majit pritet të mësohen emrat e kandidatëve për kryetarë komunash nga LDK-ja.
“Kjo temë ende nuk është hapuar. Prandaj nuk e konfirmoj kandidimin. Ne jemi duke u marrë me konsolidimin e LDK-së, ngritjen e disa mekanizmave brenda partisë, unë jam përgjegjës për një regjion për vlerësim të situatës së partisë.
Është një nga faktorët që kryetari i degës të jetë edhe kandidat për kryetar, por mund të ketë përjashtime, nëse gëzojmë ndonjë kuadro të mirëfilltë. Deri në përfundim të majit, do të dihen shumica e kandidatëve për kryetarë”, tha ndër të tjerash Quni.