Qeveria e Kosovës sot ka kohë deri në ora 16:00 të votojë projektligjin për tërheqjen e parave nga Trusti, qytetarët kërkojnë që ky projektligj të kalojë, raporton Ekonomia Online.
Haradin Selmani për Ekonomia Online tha se shtresa është e varfër edhe pse ai nuk mund ti tërheq të vetat, pasi ka shumë pak para në trust.
“Unë po mendoj se shtresa është e varfër, mendoj që më mirë është me kalu këtë ligj. Unë personalisht e kisha tërheq po unë kam shumë pak në trust edhe nuk mundem me i tërheq se i kisha tërheq edhe unë. Jetoj me një gjendje katastrofale, unë personalisht jetoj në një gjendje shumë të rëndë ekonomike. Në 2006 është privatizuar fabrika që kam punuar, më nuk kam mujt me hy kurrë në punë aty, kam mbet rrugëve”, raporton Ekonomia Online.
Behxhet Rexhepi konsideron se partë e trustit janë e drejta e qytetarëve e se tërheqja e 30% nga trusti do ti ndihmoj sado pak qytetarët.
“Gjithsesi kjo është e drejta e qytetarëve. Me qenë se kushtet nuk janë të mira për popullatën, është shumë e nevojshme dhe sadopak ua ndihmon njerëzve”
Edhe Shqipe Hoxha për EO tha se duhet tërhequr paratë nga trusti, ajo thekson se pensionerët kanë nevoj më së shumti.
“Ma merr mendja që po ish dashtë se ato janë parat e tona. Unë për vete i kam kry, nuk kam më trust po tjerët pse jo. Sidomos ne pensionerët kurrqysh i kemi të ardhurat dhe trusti pak ta ndihmon”
Ali Krasniqi tha se paratë e trustit janë të kursyera për momente kur qytetarët kanë më së shumti nevojë sikur në momentin aktual ku janë ngritur çmimet e shumë artikujve.
“Qeveria duhet gjithsesi me aprovu këtë ligj, jo me vullnet e dëshirë po edhe me qyk të zorit. Ato para janë të kursyera, të ruajtura, të ndara nga rroga e punëtorëve. Punëtorët prej një pjese kam harru 20% a 15% ndahen. Ato para janë dhënë për ta me u rujt në momentet kur ata kanë më së shumti nevojë, kur mbesin pa para e ju ngushtohet sikur tash që është ngushtuar situata. Janë rritur çmimet, nafta e të gjitha, ata duhet qatë derë të trustit që e kanë lënë vetë rezervë vetë me qel. Kush mundet me lujt me para të punëtorëve kura ato janë paratë e tyre”.
“Kur Qeveria nuk i tutet popullit bënë kështu, kur populli i tutet Qeverisë është e kundërta”, raporton EO.