Qytetarët e duartrokasin Thaçin teksa hyn në QKUK, ai i përshëndet me dorë

Prishtinë | 13 Mar 2025 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti Hashim Thaçi derisa po hynte në QKUK për të vizituar babanë e sëmurë, u duartrokit nga disa qytetarë, ndërsa ai ua ktheu me përshëndetje me dorë, raporton Ekonomia Online.

Thaçi sot ka ardhur në Kosovë për një vizitë te babai i tij, i cili është i sëmurë dhe po trajtohet në QKUK.

Pas tri kërkesave të refuzuara, Gjykata Speciale ia ka aprovuar kërkesën Hashim Thaçit për të ardhur në Kosovë.

Të ngjashme