Ngrohtorja “Termokos” gjatë së mërkurën ka ndërprerë furnizimin me ngrohje për qytetarët e kryeqytetit, raporton Ekonomia Online.
Mungesa e furnizimit me avull nga KEK-u ka bërë që kryeqytetasit të mbesin pa ngrohje. Edhe përkundër kësaj qytetarët po e konsiderojnë normale mungesë e ngrohjes për disa orë.
Hasan Krasniqi tha se sipas informacioneve nga mediet problemi është teknik e që mund të ndodh. Edhe pse thotë se përgatitjet është dashur që të bëhen më herë që mos të ketë këtij lloj problemesh.
“Duhet të bëhen përgatitje qysh herët, nuk është arsyetim që kalldaja bash në këtë kohë mundet me u prish, se ajo paraprakisht duhet të përgatitet për sezonin e dimrit”.
“Nuk e përjashtoj edhe mundësinë e shantazhit”.
Kurse Fejz Leka për Ekonomia Online ndërprerjen me ngrohje e konsideron normale, ngase thotë se probleme të tilla mund të ndodhin në krejt botën.
“Në të gjithë botën ndodh qeky defekt, duhet me kanë të marrën vesh që kur të prishet diçka s’ka të bëj me politikë. Kjo është një defekt edhe duhet me u pajtuar krejt me të”.
Kurse Zymer Maxharri për Ekonomia Online tha se të vetmin mjet të ngrohjen e kanë pasur nga Termokosi dhe se nuk kanë pasur asnjëherë problem, raporton EO.
“Ka edhe qakenjë që munden edhe me nguc pak rrjetin edhe kështu me qit prej përdorimi po ndoshta nuk zgjat shumë. Tash po vonohemi mos me shkuar në banesë se ftohtë s’kemi kurgjo nxehje i kemi pas largu krejt elementet tjera”.
“I kemi lanë veç nxehjet qendrore, ka qenë e mrekullueshme ka qenë ky viti i tretë që na ka nxeh mirë asnjëherë në jetë se kemi pas 6 muaj 24 orë me nxehje, po qe ngjajnë këto raste. E di që është problem i rrymës problem regjional, por IshAllah nuk është i njeriut”.
Pas gjendjes së krijuar kreu i Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar këtë kompani, ku ka kërkuar që të fillojë furnizimi me mazut.
LEXONI EDHE: