Qytetarët e Kosovës gati për zgjedhjet e 7 qershorit: Të bojkotohen ata që e sollën krizën

Prishtinë | 02 Qer 2026 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Kanë mbetur edhe pak ditë kur qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen përsëri kutive të votimit.

Kjo, për shkak që të dielën e 7 qershorit do të mbahen zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

E, pavarësisht zgjedhjeve të shpeshta, qytetarët po thonë se do të dalin përsëri  për të votuar.

Të njëjtit për Ekonomia Online thonë se presin ndryshime dhe zgjedhjen e institucioneve nga qeveria e ardhshme.

Agron Osmani qytetar i cili jeton në diasporë, thotë se ka ardhur nga Zvicra vetëm për të votuar dhe se nga këto zgjedhje pret ndryshime.

”Po me votu patjetër do të dal të votoj, dje kam ardhur nga shteti i Zvicrës kështu që votoj, mos të them  kë se nuk qon shumë peshë. Presim ndryshime të mira, po qysh flitet në gurbet kjo parti apo kjo, kutia vendos. Po me votu patjetër”, u shpreh Osmani.

Njëjtë thotë edhe qytetari tjetër Ismajl Muqiqi.

Por, thotë se ata që e kanë sjellën vendin në situatë të tillë duhet të bojkotohen dhe të mos votohen.

“Patjetër duhet me dal me votu të gjithë, me votu ku duhet dhe me i zgjedh institucionet me i eleminu krizat, kështu nuk mbahet shteti. Ata që e kanë pru vendin në këtë situatë, ata duhet me  bojkotu, me i braktisë mos me  votu, ky është mendimi im”, tha Muqiqi.

Kurse, Milaim Makolli thotë se do ta kryej obligimin që i takon, duke shtuar se pret ndryshime nga zgjedhjet e 7 qershorit.

“Sigurisht në zgjedhje do të dal do të kryej obligimin tim qytetar, ndryshim diçka më mirë se 4 vitet e kaluara”, tha Makolli.

Por, ka edhe prej tyre që besojnë që Lëvizja Vetëvendosje do të dalë përsëri fituese.

Qytetari, Hasan Ramadani, deklaron se në votim duhet të marrin pjesë të gjithë.

“Në votime duhet me marr pjesë pavarësisht me cilën parti je a me kë je, në zgjedhje duhet me marrë pjesë gjithqysh. Në tjera shtete, që nuk dalin në zgjedhje  dënojnë qytetarët . Zgjedhjet në Kosovë gjithmonë janë kanë të mira të paqta, vjet janë bë disa gabime që kanë dashtë me hy dy herë e tri, ka me fitu ai më i miri. Unë mendoj që partia e parë do të jetë e Albinit se ky djalë ka punu shumë, ky djalë është i paqtë, nuk është hajn, nuk ka vjedh kurrë kurgjo, a stafi ti vjedh dikush merr dikush kapak aty anëve, ai evlia nuk është me i nal krejt edhe me deshtë. Po Albini  është njeri i mirë, i drejtë”, tha Ramadani.

Të ngjashme