Qytetarët e Kosovës për vitin 2025 – Shpresojnë të ndalet korrupsioni dhe më shumë mirëkuptim ndërnjerëzor

Prishtinë | 31 Dhj 2024 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Kosovarët besojnë se në vitin që po hyjnë e ardhmja e tyre do të jetë më e mirë, raporton Ekonomia Online.

Disa nga ta kanë zgjedhur që ta presin Vitin e Ri jashtë shtëpisë në shesh.

Qytetarja Kadrie Brestovci bashkë me të birin e saj, Laidin shprehën emocionet e tyre që për herë të parë kanë zgjedhur ta festojnë jashtë, në sheshin e kryeqytetit.

Sipas saj, kjo është një mundësi e shkëlqyer për t’u argëtuar dhe për t’u njohur me njëri-tjetrin, ndërsa shprehu shpresën që qytetarët në vitin 2005do të kenë më shumë dashuri dhe mirëkuptim mes vete.

“Mirë është një ambient shumë interesant njerëzit, kanë nevojë që të dalin dhe ndrrojnë  ambientin. Për herë të parë do të festojmë jashtë dhe ambienti është shumë interesan,t ka pasur dhe programe dhe do të vazhdojnë deri mbas orës 24:00 dhe jemi kureshtar të shohim edhe ne. Presim të vijnë më shumë qytetarë. Urojë qytetarëve që të kenë sa më shumë dashuri e mirëkuptim në mes vete sepse gjithçka bazohet tek njerëzillëku, kjo vlen për të gjithë dhe të kuptohemi sepse jemi të gjithë njëjtë”, ka thënë Brestovci.

Gjithashtu Laid Brestovci theksoi se është hera e parë që ata janë në këtë pjesë të qytetit dhe se prisnin më shumë njerëz, sidomos nga zona përreth sheshit të Skënderbeut, e cila ka një natyrë selektive. Megjithatë, ajo dhe djali i saj janë të kënaqur me pritjen dhe atmosferën, dhe shprehen të gatshëm të qëndrojnë dhe të festojnë për shumë më tepër.

“Jemi për herë të parë, nuk kemi qenë më herët, qytetarët na kanë pritur mirë, kjo pjesa tek Skënderbeu është më selektive, nuk kam pasur pritshmërinë e kemi pasur sikur test me pa se sa ia vlen për vitet e tjera, por jemi të kënaqur. Do jemi këtu dhe do festojmë”, ka thënë ai.

Ndërsa qytetari, Emurllah Bajrami ka thënë se për vitin 2025, shpreson që të jetë vit një pa korrupsion.

“Më mirë diçka se në vitin e kaluar, por nuk kam pasur shumë pritshmërinë sepse ka qenë ashtu buxheti, dëshira ime është që të hiqet dhe të ndalohet korrupsioni”, tha ai.

Të ngjashme