Qytetarët e mllefosur me bllokimin e rrugëve – Shala i KMDLNj-së e quan çmenduri këtë testim

Prishtinë | 28 Tet 2022 | 11:35 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rruga “Agim Ramadani” nga qendra e studentëve e deri te Kuvendi i Kosovës, vërehen numër i vogël i veturave të cilët po qarkullojnë në dy anët e rrugës, raporton Ekonomia Online.

Disa nga vozitësit u shprehen të mllefosur me testimin e unazës që po bëhet nga Komuna e Prishtinës. Ata prapa kamerës, thanë se është zgjedhur pikërisht dita kur ka më së shumti vetura në kryeqytet.

I mllefosur me këtë testim u shpreh edhe kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala.

Ai për Ekonomia Online e quajti çmenduri tentimin që po e bën Komuna e Prishtinës.

“Ta bësh këtë veprim pikërisht të premten kur është dita më e ngarkuar gjatë javës në trafik, atëherë nuk është normale dhe është çmenduri. Këtu shumë qytetarë e humbin vendin e punës, nxënësit nuk mbërrijnë me kohë në shkollë”.

“As ambulanca nuk mund të mbërrijnë me kohë e as i sëmuri nuk mund të shkojë te mjeku. Prishtina nuk ka mundësi të mëdha për të siguruar ndonjë zgjidhje alternative, e ka këtë rrugë ‘Agim Ramadanin’ dhe ‘Luan Haradinajn’, dhe këto të ngarkohen në këtë mënyrë është e pabesueshme”, tha Shala për EO.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/mungon-pozita-shkaku-i-kolones-shtyhet-raportimi-i-drejtorit-te-bordit-te-zrre-se/

Të ngjashme