Qytetarët e parë kanadezë janë larguar nga Gaza, ndërsa grupi i tyre u takua nga diplomatë të Kanadasë në anën egjiptiane të kufirit me Gazën.
Kjo u konfirmua nga ministrja e jashtme kanadeze Melanie Joly, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.
Ajo nuk specifikoi se sa qytetarë kanadezë ishin në gjendje të largoheshin nga enklava e bombarduar palestineze.
“Do të doja të falënderoja homologët e mi egjiptianë, izraelitë dhe të Katarit për suksesin e këtij operacioni. Mezi pres të shohim të gjithë kanadezët të evakuohen dhe mund të jeni të sigurt – dhe jini të sigurt – se ky është prioriteti ynë numër një”, tha ministrja.
Kanadaja është kritikuar se ka dështuar për të bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.