Qytetarët e Vushtrrisë, 67 % të kënaqur me kryetarin Ferit Idrizi

Prishtinë | 26 Kor 2023 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Për punën e qeverisjes së këtyre dy viteve të kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi janë pyetur qytetarët në një sondazh online për dy ditë radhazi në “Vushtrria Press”.

Sipas këtij sondazhi online në të cilën kanë mundur të votojnë lexuesit, qytetarët vushtrrias janë pyetur se: çfarë mendimi keni për punën e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi?

Ata kanë patur dy opsione: 1. Po punon mirë dhe 2. Nuk po punon mirë.

Nga 329 votues online, 223 (67 %) votues kanë votuar se kryetari Idrizi po punon mirë, ndërsa 106 (32 %) votues online kanë menduar se nuk po punon mirë.

Ky sondazh online nuk paraqet qëndrimin e redaksisë sonë.

Të ngjashme