Me rastin e 14-vjetorit te Pavarësisë së Kosovës qytetarë të shumtë kanë dalë në sheshet kryesore për ta parë parakalimin e kuadrateve të FSK-së e Policisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ata kanë vallëzuar me surle e tupana, ndërkohë festës i ka prirë një kalorës.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme janë mbajtur një sërë aktivitetesh për nderë të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

