Qytetarët furnizohen me insulinë, komuna e Prishtinës u detyrua me fonde vetanake të lidh kontratë

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 12:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numër i madh i qytetarëve të mërkurën kanë pritur në radhë për tu furnizuar me insulinë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës Bujar Gashi tha se si rezultat i mungesës së furnizimit me insulinë nga departamenti farmaceutik dhe niveli qendror janë detyruar të lidhin kontratë vetanake me fonde komunale për sigurimin e insulinës për qytetarët e kryeqytetit.

Tutje, ai tha se kanë siguruar një sasi të konsiderueshme të insulinës që do të jetë në dispozicion për 5 muajt e ardhshëm.

“Kjo kontratë është si rezultat i kërkesave dhe ankesave të shumta që qytetarët kishin muaj të tërë. Si rezultat i mungesës së furnizimit me insulinë si pasojë e probleme me furnizim nga departamenti farmaceutik dhe niveli qendror ne u dashtë të realizojmë një kontratë vetanake me fonde tona komunale për sigurimin e insulinës për qytetarët e kryeqytetit”.

“Kemi siguruar një sasi që në bazë të planifikimit do të jetë në dispozicion për 5 muajt e ardhshëm. Shpresojmë që në këta 5 muaj niveli qendror të ketë në dispozicion në listën esenciale këto dy lloj të insulinës. Ka insulinë mjaftueshëm për banorë të kryeqytetit të Prishtinës sepse barnat të cilat i sigurojmë ne në bazë sistemit që e kemi sigurohen për banorë të kryeqytetit dhe nuk mund të furnizojmë banorë të komunave të tjera sepse barnat sigurohen me fonde vetanake të komunës ndërsa nivel;i qendror furnizon të gjitha komunat”.

“Tani jemi të furnizuar me të gjitha ku disa prej tyre kanë qenë në listën esenciale dhe furnizohemi nga niveli qendror dhe insulina nga sot e kemi në dispozicion për banorë të kryeqytetit. Kemi bërë thirrje që nga dje që të mos shkaktohet tollovi. Ata që kanë rezerva të presin deri në ditën e nesërme. Po ata që janë pa insulinë të vijnë ta marrin sepse do të ketë mjaftueshëm insulinë për 5 muajt në vazhdim dhe nuk do të mbetet askush pa insulinë”, tha Gashi.

Ankesa për mungesë të insulinës qe një kohë të gjatë patën qytetarët. Rrahman Beqiri tha se është muaji i pestë që nuk ka pasur dinsulinë.

“Ky është muaji i pestë që nuk ka pasur as barna as insulinë. Sot i morëm ndërsa nuk pat aspirinë. 7 euro në javë janë shumë me një pension të vogël. Mungojnë barnat kryesore si aspirinë”.

Ndërsa, Shadije Rexhepi tha se më është dashur të blejë 80 euro insulinë.

“Që dy muaj s’ka pas hiq. Mu ka duft me ble 80 euro insulinë sepse nënën e kam me insulinë. S’ka pas as barnatore privat më herët. Përndryshe pa insulinë nuk bon”, tha Rexhepi.

QAzem Geci theksoi se shpenzimet janë shumë të larta për të blerë insulinë, ku vetëm për një sasi duhet 4 euro.

“Qe 3 muaj ditë jemi duke pritur për insulinë. Unë për shoqen kam ardhur. Sa ka kaluar në insulinë prej barnave duke menduar që të kemi më lehtë. Ndërsa shpenzimet janë shumë të larta sepse me një pension 90 euro  na kanë dënuar. Kemi ble insulinë ka 3.99. 12 euro kushton veç muaji me ble insuline. Nuk ka as aspirinë. Nuk e kanë koordinimit komuna me ministrinë. Qaty po na kushton ne qytetarëve”.

Të ngjashme